Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.Ky lajm është bërë i ditur nga Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Procesi i Berlinit”. Në fazën e mëtejshme pritet dhe elektrifikimi i hekurudhës nga Tirana në Rinas.

Momentalisht linja hekurudhore që ka më shumë trafik ështe ajo e drejtimit Shkodër-Lezhë-Lac dhe anasjelltas si dhe ajo Shkodër-Tiranë dhe si për ironi të fatit në këtë linjë nuk është investuar në të gjitha këto vite që pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri.

Linja hekurudhore Tirane-Shkoder ka probleme te dukshme qe lidhen kryesisht me infrastrukturen e amortizuar dhe levizjen e ngadalte te trenave gje qe ka bere qe gjate ketyre viteve ajo te humbase ne tregun e konkurences me mjetet e tjera te transportit.

Shpeshere trenat e pasagjereve te linjes Shkoder-Tirane kane dale nga shinat si
pasoje e amortizimit te traversave mbajtese te shinave.Shpesh ndalohet pa afat lëvizja me trenin e linjës Shkodër-Tiranë. Dhe shkaqet e kësaj situate janë mungesa e karburantit, borxhet e akumuluara si dhe amortizimi i hekurudhës.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, pothuajse në të gjithë gjatësinë e tresesë janë vjedhur elementët lidhëse, madje në pjesë të saj edhe shinat. Këto hekura shiten në tregun e lirë me vetëm 50 lekë për 1 kg. Fenomeni është përhapur kudo dhe askush nuk ka vënë dorë.

Artikulli paraprakLËVIZJE TË REJA NË POLICINË E SHTETIT, EMËROHEN TRE SHEFA KOMISARIATESH NË VERI
Artikulli tjetërMELGUSHË, BANORËT NË KËRKIM TË NJË MJEKU