Prezenca e OSBE në Shqipëri i ka kërkuar nxjerren e një VKM-je qeverisë shqiptare për të nisur procesin e gjetjes së trupave të zhdukur gjatë regjimit komunist të cilët pasi u vranë me dhe pa gjyq u hodhën në vende që ende nuk dihet. Lidhur me këtë nismë, në Shkodër Autoriteti i Dosjeve zhvilloi një takim me shoqatën e ish të përndjekurve politik. Gjergj Marku, anëtar i Autoritetit të Dosjeve thotë se Shqipëria është shumë e vonuar në këtë proces.

Ethehem Fejzullahi kryetar i ish të përndjekurve politik të Shqipërisë shprehet se duhet të kërkohet me forcë edhe dhënia e statusit politik ashtu siç e kanë marrë ish ushtarakët 6 vite më parë të cilët një pjesë e tyre ishin persekutorët tanë.

Kreu i ish të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu thotë se përveç gjetjes së trupave të të zhdukurve, një shqetësim është edhe dëmshpërblimi për të internuarit që nuk e kanë marrë ende apo edhe shtimi i buxhetit për dëmshpërblimin për të vdekurit nga regjimi monist sepse është i pamjaftueshëm duke lënë jashtë 3 mijë dosje.

Ish të përndjekurit politik prej vitesh shtrojnë këto kërkesa por deri më tani shumë prej tyre nuk janë realizuar. Disa herë ka patur nisma për gjetjen e trupave të të zhdukurve por ka qenë e pamundur për shkak të burokracive ligjore.

 

Artikulli paraprakMILOTI 10 DITË PA UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërPASTROHET PËRROI I GORICËS