Gazeta franceze, “Le Petit Journal”, ka botuar të martën e 8 gushtit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me mbërritjen mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në Belgjikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Sovrani ishte dje në Belgjikë
Bruksel, 7 gusht. – Të hënën, në fund të mëngjesit, mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë, fëmija i tyre, princi i vogël Aleksandër, princeshat Myzejen, Ruhije, Maxhide dhe një suitë prej 22 vetësh mbërritën në Anvers nëpërmjet avullores belge “Brabant”.
Ne e dimë se ish-mbreti i Shqipërisë ishte së fundi në Oslo.
Mbreti Zog, i cili për pak çaste u shfaq mbi urën e anijes, u prit me plot brohoritje nga populli i Anvers; Mbretëreshës Geraldinë i dhuruan lule.
Mbreti u nis, nëpërmjet rrugës, në Bruksel.