Një numër i konsiderueshëm të drejtorive rajonale në Shkodër vazhdojnë që të jenë pa drejtor pas dorëheqjeve të tyre të kërkuara nga kryeministri Rama. Deputetja e PS për Shkodrën Senida Mesi,

njëkohësh pjesë e komisionit për përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor rajonal shprehet se janë bërë aplikimet dhe tashmë do i takojë ministrive përkatëse që të bëjë përzgjedhjen e tyre ndërsa deputetja Mesi do të dëshironte që përzgjedhja e drejtorëve të ecë më shpejt.

Për deputeten Mesi disa prej institucioneveqë kritikohen edhe nga kryeministri Rama kanë një problematikë 30-vjeçare në shumë aspekte ndërsa nuk është e lehtë sipas deputetes për të zgjedhur personate e duhur.

Në Shkodër ka patur shumë ndryshime në drejtoritë rajonale duke larguar dhe sjellë drejtues herë pas here në institucione të ndryshme duke bërë që të mos gjejnë stabilitetin e duhur. Pas dorëheqjeve masive ende nuk kanë ardhur emërimet dhe vijojnë që të jenë të komanduar.

Artikulli paraprakVRAU 15-VJEÇARIN NË LEZHË, ARRESTOHET ISH-OFICERI I POLICISË
Artikulli tjetërKANCERI I GJIRIT, MESI: NDËRGJEGJËSIM EDHE NË ZONA RURALE