Pritje me ambasadorët – Rama: Datën e çeljes së negociatave e përcaktojmë ne, jo BE

Gjatëpritjes që i bëri ambasadorëve me rastin e festave, Rama tha se datën për çeljen e negociatave e përcaktojmë ne dhe jo BE. Rama: Përsa kohë ne nuk do të hedhim hapat e domosdoshëm atëhere nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE. Nuk është BE që përcakton datën e celjes së negociatave në këto kushte ku jemi. Jemi ne që mund ta përcaktojmë atë duke i dhënë BE provën e prekshme të zbatimit të reformës në drejtësi, duke filluar me pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kryeministri Edi Rama tha se me fqinjët i karakterizon dialogu dhe se qeveria ka punuar për zero probleme me fqinjët. Rama: Ne kemi ndjekur një politike të jashtme dhe dinamike që mbron interesin kombëtare, në përputhje me përgjegjësitë tona, por në çdo moment në frymën europianiste që karakterizon forcat tona politike si përfaqësim i një populli që në këtë rajon ka qenë i angazhuar dhe mbështetës për stabilitetin bazuar mbi vlerat dhe parimet e Europës ku duam të bëjmë pjesë me të drejta të plota. Kemi punuar dhe do punojmë që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu dhe me dëshirën që të ndërtojmë mbi gjthçka na bashkon duke pasur vetëdijen se çka na bashkon është shumë më e madhe sesa çka hera herës na ndan dhe për këtë që na ndan nuk do hezitojmë të ngrejmë shqetësimet tona por gjithnjë me dëshirën që të kemi zero probleme me fqinjët. Ne duam zero problemet me fqinjët kur edhe gabimishti duket sikur krijojmë probleme. Por ne duam zerimin e tyre dhe jemi të bindur se kjo është plotësisht e bindur. Është e rëndësishme që atmosfera e paqesh dhe e ndërvepeimit në këtë rajon ku deri dje ishin konfliktet të intesifikohen në funksion të një dakordësie me njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakKOKAINË NË KLUBE NATE,LIROHEN NGA PROKURORIA TË ARRESUARIT
Artikulli tjetër‘MË RRAHU ISH GRUAJA’, 55-VJEÇARI MERRET NË MBROJTJE NGA POLICIA