Shumë muaj lot, dhimbje, por dhe kënaqësi për t’u rikthyer përsëri në fushë. Kristian Eriksen është gati të mahnisë përsëri botën me talentin e tij.
Në një intervistë trajneri i Brentford, Tomas Frank tregoi se kur do të kthehet lojtari.
“Kristiani do të jetë me ne dhe do të futet në fushë në ndeshjen kundër Njukasëllit të shtunën.
Është një ditë e madhe për të gjithë ne, por veçanërisht për të dhe familjen e tij.”
Një lajm shumë i gëzueshëm për fansat e mesfushorit, të cilët u shokuan në atë ndeshje të Europianit ku danezi u shtri në tokë pasi pësoi një arrest kardiak.