Pas pak çastesh trajneri i kombëtares Sylvinho do publikojë listën me futbollistët e grumbulluar për kampionatin europian të Gjermanisë. Shumë enigma do marrin përgjigjje, pasi që prej kualifikimit dhe deri më tani janë përfolur shumë emra që mund të ngelin jashtë.
Në listë nuk përjashtohen as surprizat, ndërsa trajner Sylvinho do dalë para mediave në orën 16:00 për të shpjeguar zgjedhjet e bëra. Ndeshja e parë e kombëtares në Europian do jetë kundër Italisë më 15 shtator, ndërsa deri atëherë do jenë edhe dy miqësore për përgatitje. Fillimisht kundër Litenshtejnit më 3 qershor dhe kundër Azerbajxhanit me 7 shtator.