Ish Presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e ankandit që do të hapet për privatizimin e Vllaznia sh.a. Këshilli bashkiak i Shkodrës i hapi dritën jeshile bashkisë për procesin e privatizimit ndërsa ish Presidenti Fushaj do të jetë pjesë e këtij ankandi.
Ish Presidenti Fushaj kërkon një transparancë të plotë në procesin e privatizimit të Vllaznia sh.a si dhe t’i njihen kontributet që ai ka dhënë në 3 vite si zëvendës president dhe 5 vite si President i Vllaznisë.
Fushaj është i gatshëm të bashkëpunojë me ish-Presidentët e tjerë apo këdo që nuk ka interes politik ndërsa i trembet ndonjë pazari të mundshëm politik duke qenë se jemi në prag të fushatës elektorale.
Një problem vijon të mbeten detyrimet që ka klubi Vllaznia por qeveria pritet që të falë gjobat e akumuluara ndërsa pjesën e mbetur të detyrimeve i takon bashkisë Shkodër që ta zgjidh.
Ish Presidenti Fushaj ka objektiv që ta rikthejë Vllazninë tek lavdia që i takon këtij klubi.
Gjatë kohës kur Vllaznia u drejtua nga Valter Fushaj si President klubi kuqeblu ka qenë pjesëmarrës çdo vit në Kupat e Europës, një skuadër gjithnjë pretendente ndërsa ka fiatuar Kupën e Shqipërisë dhe është shpallur nënkamion i vendit.