Ish-Presidenti i Vllaznise Valter Fushaj ne nje deklarate per mediat diten e sotme, ka shprehur gatishmerine e tij per te marre pjese ne ankandin per privatizimin e Vllaznise.
Ish-Presidenti Fushaj tha se privatizimi i Vllaznise nuk duhet te shihet vetem ne aspektin financiar, por duhet te shihet edhe personi i cili e blen kete ekip, i cili eshte embleme e qytetit te Shkodres.
“Ka nje rendesi te madhe se ne doren e cilit person bjen ky ekip, sa e do Vllaznine dhe qytetin, duke marre parasysh qe ka nje vlere te madhe per qytetin e me gjere”
Ne lidhje me borxhin qe ekipi i Vllaznise mbart, Fushaj u shpreh:
“Une mendoj qe kjo i duhet lene kohes pasi me sa jam ne dijeni qeveria mendon qe te gjitha gjobat e Vllaznise te falen, pjesa tjeter jo, per pjesen tjeter mendoj se duhet te jete Bashkia qe duhet ti jape drejtim”
Ish-presidenti i Vllaznise tha se eshte i gatshem te bashkepunoje me kedo qe nuk e perdor klubin per politike.
Valter Fushaj tha se Vllaznia duhet te kthehet tek emri Vllazni, pasi ne keto momente kjo skuader ka vetem 3 lojtare shkodrane.
“Akademia duhet te rikthehet, pasi jane 1200 femije qe nuk kane asnje shprese se do te luajne ndonjehere tek Vllaznia.Ekipi i Vllaznise duhet te trembe skuadrat tjera jo vetem me loje, por edhe me emer“-u shpreh ish-Presidenti Fushaj.