“Plazhi i Velipojës është privatizuar. Duhet vetëm të paguajmë për të bërë plazh në kushte normale”-kështu ankohen kryesisht pushuesit nga Kosova të cilët kanë zgjedhur që ditët e tyre të pushimit t’i kalojnë në plazhin e Velipojës. Mungesa e hapësirave publike dhe uzurpimi total i pothuajse të gjithë vijës bregdetare në Velipojë është një problem për ta.

Kosovarët thonë se plazhi i Velipojës është i privatizuar përsa i përket rërës edhe pse mbahet si vija më e gjatë bregdetare në vend.Velipoja është e mbushur kudo me shezllone private dhe askund nuk ka hapësira për çadrat e pushuesve. Vetëm fundi i rërës është i pamjaftueshëm aq më tepër për të moshuarit apo çiftet me fëmijë të vegjël. Edhe pse një shqetësim i përvitshëm ende nuk ka gjetur zgjidhje. Në të njëjtën kohë një shezllon kudo në plazhin e Velipojës, në rreshtat e fundit kushton 500 lekë ose 5 mijë lekë të vjetra ndërsa në rreshtat e parë duhet të paguash nga 8 deri në 10 mijë lekë të vjetra në ditë. Çmime këto që janë në kontrast me nivelin e jetesës duke shtuar edhe zënien e gjithë hapësirës krijojnë një situatë të papranueshme dhe që largon turistët.

Artikulli paraprakNURJA: OPOZITA DHE MAZHORANCA MARRËVESHJE TË FSHEHTË
Artikulli tjetërDRANGU: MOS HIQNI TRASHIGIMTARËT NGA DËMSHPËRBLIMET