Sigurimi i ujit të pijshem është kthyer në sfidë për një pjesë të banoreve të lagjes “Nëne Tereza” në Lezhë.Uji rrjedh vetem 1 orë në ditë ne çezma dhe madje është i ndotur.Kjo situatë vijon prej shumë vitesh dhe në këto kushte banoret janë të detyruar ta blejnë ujin, duke rritur kostot financiare për ta.
Problematika më e madhe është gjatë stinës së veres, kur nevojat për konsum janë shumë herë më të larta, ndërsa banoret kërkojnë zgjidhje.
Ujesjellësi i ri i Lezhës që përfundoj në vitin 2020, nuk e përfshiu të gjithë lagjen Nënë Tereza, ndërsa pritet një tjeter financim për ti dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike.