Problemi i mbetjeve në njësinë administrative Rrethina shumë shpejtë do të marrë zgjidhje përfundimtare pasi firma e tenderuar do të bëjë të mundur largimin që aty për ti depozituar në landfillin e Bushatit.
Kështu deklaron administrator i kësaj njësie Vlash Pjetri i cili ka edhe apel për banorët, mos të hedhin mbetjet vend e pa vend. Gjithashtu Pjetri ka komentuar edhe deklaratën e pak ditëve më parë të kryeinspektorit të mjedisit Edmond Tërthorja i cili e rënditi këtë njësi në top listën sa i takon menaxhimit të mbetjeve. Më herët Njësia Administrative Rrethina është gjobitur nga inspektoriati i mjedist për mosa menagjimin e mbetjeve urbane. Qeveria ka edhe nje plan kombetar te menagjimit te mbetjeve .Plani e ndan vendin ne 12 zona mbetjesh te cilat duhet te hartojne planet rajonale te ketij menagjimi. Cdo njesi vendore duhet te organizoje grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve ndersa trajtimi i tyre duhet bere ne nivel rajonal .