Koloni të mëdha brejtsish kanë pushtuar kryeqytetin Italian,Romën duke u kthyer në një problem shumë serioz.
“Kolonitë minjve janë më të përhapura pranë muzeve të Vatikanit”paralajmëroi të enjten këshilli bashkiak i Romës, ndërsa një numër në rritje i infektimeve nga brejtësit shfaqen rreth Italisë duke u bërë një kërcënim alarmues për shëndetin dhe higjenën për banorët e zonëës.
Vendasit kanë raportuar se kanë parë një numër të madhe minjsh që lëvizin të çoroditur rreth rrugëve të qytetit dhe në shumë raste kanë hyrë brenda shtëpive të njerëzve gjatë javëve të fundit.
Një kinema në Romë u mbyll për shkak se dhjetra brejtës u gjetën të ngordhur.
“Në Romë minjtë nuk frekuentojnë më koshat e mbeturinave, por tashmë ata synojnë vendet publike si kinematë” u shpreh për një media italiane presidenti i grupit në mbrojte të konsumatorit Carlo Rienzi duke dashur të tregojë se sa alarmatë është gjëndja në kryeqytet.
“Është e paimagjinueshme që një koloni e tërë minjsh mund të lëvizë pa pengesa në rrugë dhe trotuare, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke ofruar një pamje të tmerrshme në sytë e turistëve”, u shpreh Rienzi
Roma ka kohë probleme me brejtësit prej kohësh dhe qytetarët e saj më në fund janë të ngopur.
“Pushtimi i kryeqytetit nga minjtë” ka ardhur si pasojë e mbeturinave të hedhura jashtë koshave të plehrave dhe për shkak të një sistemi të paefektshëm të mbledhjes së plehrave. Ndërsako autoritetet kanë bërë një numër ndërhyrjesh për t’u marrë me infektimet e krijuara nga kolonia e minjve, ata vazhdojnë të lëvizin të pashqetësuar në rrugët e Romës.
Shumë njërëz kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve përkatëse për ti shpëtuar brejtëzve “të çmendur” që kanë pushtuar shtëpitë e tyre.