Situata e shirave ka sjell probleme të mëdha nëpër lagjet kryesore të qytetit.

Të shoqëruara me erëra të fuqishme, një numër i madh pemësh janë rrëzuar në disa zona, duke rrezikuar kalimtarët në afërsi. Më konkretisht, pemët janë rrëzuar tek “Sahati”, në afërsi të Dugajeve të Reja dhe tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Probleme të tjera janë paraqitur si pasojë e motit të keq është në ndërtesa të vjetra nëpër lagje të ndryshme të qytetit apo shkëputje të kabllove, të cilët janë varur mureve.

Shirat do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera, ndërkohë që emergjencat civile priten të marrin masat për të qetësuar situatën, pa kaluar në gjendje akoma më të agravuar. Shkodra dhe Lezha janë dy qarqet më të rrezikuar nga përmbytjet në veriun e vendit. Intensiteti i shirave pritet të zgjas sipas meteorologëve të paktën deri të hënën.

Artikulli paraprakZHGËNJEN VLLAZNIA HUMBET 2-0 ME TIRANËN
Artikulli tjetër200 GRAM TRITOL MAKINËS SË ADMINISTRATORIT TË FIRMËS SË INERTEVE