Edhe pse ligji për dhunën në familje po forcohet, sërish shfaqen disa problematika sa I takon respektimit të tij. Tonilda Çela. punonjëse sociale pranë organizatës “Gruaja Tek Gruaja” tregon se kët problematika krijohen si pasojë e pamundësisë për zbatim të ligjeve në fuqi dhe jo nga neglizhenca.

Gjatë këtij viti, për gratë dhe vajzat që kanë marrë shërbimet e organizatës janë dhënë 40 urdhëra mbrojtje tregon Tonilda Çela, të cilët janë zbatuar që të gjithë.

Organizata “Gruaja tek Gruaja” ka trajatuar më shumë se 300 raste të dhunës në familje dhe me bazë gjinore përgjatë këtij viti, duke qenë një derë e hapur për të gjitha vajzat dhe gratë viktima të dhunës jo vetëm në bashkinë Shkodër, por edhe në bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau Dejës.

Artikulli paraprakBARDHAJ, BANORËT KËRKOJNË RRUGË
Artikulli tjetërTRAFIKOI NË SHQIPËRI NJË MAKINË TË VJEDHUR NË POLONI, ARRESTOHET 27-VJEÇARI