Energjia elektrike/ Probleme në Tiranë e disa qytete
Ministria e Energjisë deklaron se defektet në fidra janë riparuar dhe kthyer në gatishmëri në masën 90% ndërsa është ulur me 85% edhe numri i abonentëve pa energji. Gjithashtu ministria thekson se të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë, duke i furnizuar 24 orë me energji elektrike. Linjat 35 kV dhe nënstacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Fierit, Shkodrës, Vlorës dhe pothuajse plotësisht defektet në rajonin e Korçës. Ndërkohë që vazhdon që të ketë mungesë të furnizimit me energji në disa zona në Tiranë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Berat dhe në Burrel. Përsa i përket HEC-eve, kuotat e liqeneve vazhdojnë të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën. Sekretariati udhëzoi që deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese disponibël. Deklarata e plotë për situatën e energjisë Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit. Në sajë të ndërhyrjeve në terren është bërë e mundur që të ulet në 11 numri i fiderave të stakuar në të gjithë vendin. Difektet në fidra janë riparuar dhe kthyer në gatishmëri në masën 90% ndërsa është ulur me 85% edhe numri i abonentëve pa energji. Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret janë në gadishmëri të plotë, duke i furnizuar 24 orë me energji elektrike. Linjat 35 kV dhe Nënstacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Fierit, Shkodrës, Vlorës dhe pothuajse plotësisht defektet në rajonin e Korçës. Zonat që mbeten me problematikë furnizimi: Rajoni Tiranë: Pjesërisht Zall Bastar, Shënmeri, Prezë, Vorë, Valias, Shkallë si dhe Zona e Kamzës e Shëngjergjit. Rajoni Durrës: Koxhas. Në këtë zonë është e pamundur të ndërhyet nga punonjësit e OSHEE-së për shkak se janë këputur përcjellësat, zonë e përmbytur si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen. Rajoni Elbasan: Lunik pjesërisht si dhe në zonën e Shezës/Peqin. Janë rrëzuar shtyllat në fshatin Rrucaj për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur në këtë zonë si rezultat i motit të keq gjatë dy ditëve të fundit. Rajoni Berat: Mbrakull, Bargullas si dhe pjesërisht Potom, Tomorricë, Krutje. Rajoni Korçë: Vithkuq pjesërisht, Miras pjesërisht. Rajoni Gjirokastër: Vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, Buz, Vasjar, për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë të stakuar për masë sigurie pasi ka një nivel të lartë të ujit në Lumin Vjosë. Rajoni Burrel: Cerruje si dhe pjesërisht Shupenze. Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë. TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH) Bazuar në vlerësimin e Sekretariatit Teknik, Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave, në mbledhjen e tij të orës 12:30 vendosi që për 24 orët e ardhshme: Agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht pa kryer shkarkime nga portat e këtij HEC-i; Shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar uljen e nivelit të liqenit të Komanit; Shkarkimet totale në HEC Vau Dejes të ruhen në volumin aktual dhe gjithnjë jo me shumë se prurjet natyrale në Kaskadën e lumit Drin. Personeli hidroteknik i KESH po monitoron dinamikën hidrike të shtratit të lumit Drin dhe Bunë (rrjedhjen dhe kuotat e ujit) deri në zonën e Dajçit dhe nuk vëren zhvillime të reja apo apo problematikë. Sekretariati udhëzoi që deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese disponibël. Kuotat e liqeneve vazhdojnë të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën. Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 14,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1160 GWh. HIDROCENTRALI I FIERZES Kuota 291.57 m Prurjet 1560 m3/sec Prodhimi 460 MW Agr. në punë 4 Shkarkime 0 m3/sec HIDROCENTRALI I KOMANIT Kuota 170.72 m Prurjet 1113/700 m3/sec Prodhimi 290 MW Agr. në punë 2 Shkarkime 1000 m3/sec HIDROCENTRALI VAU DEJES Kuota 74.37 m Prurjet 1450/100 m3/sec Prodhimi 235 MW Agr. në punë 5 Shkarkime 1200 m3/sec Nuk kemi pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit, përjashtuar disa stakime tranzitore të linjave 110 kV të cilat nuk kanë sjellë ndërprerje të furnizimit me energji të konsumatorëve të lidhur në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen.