Furnzimi me energji elektrike është kthyer në shqetësim në Zadrimë të Lezhës.Prej mbrëmjes të së shtunës qindra banor të fshatrave të Njesive Administrative Kallmet dhe Blinisht ndodhen në errësire.Kjo situate eshte e vazhdueshme pershkak te amortizimit te rrjetit ne te cilin nuk është investuar prej dekadash. Ndërkohë mungesa e energjise po penalizon qindra familje si dhe shume biznese që ndodhen në këtë zonë, kryesisht në Fishte i cili eshte një fshat turistik, ku pret çdo ditë dhjetra vizitor e turist.Mungesë energjia raportohet të ketë edhe në Ishull-Lezhë, ndërsa punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren për riparimin e defketev të shkaktuara nga moti i keq dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Artikulli paraprakBANORËT NË KALLMET E BLINISHT PA ENERGJI ELEKTRIKE PREJ 12 ORËSH
Artikulli tjetërPROTESTA E PD, JA RRUGET QE BLLOKOHEN NE TIRANE