DREJTORIA E SHKOLLËS “XHELADIN FISHTA” NUK KA AUTORIZIM NGA DAR. Konstituimin e KZAZ-ve është shoqëruar me probleme në qytetin e Shkodrës. KZAZ numër 4 që ndodhet e vendosur tek shkolla “Xheladin Fishta” nuk ka mundur që të konstituohet.
Kjo për shkak se sipas koordinatorit të KQZ-së Gjon Voci drejtoria e shkollës nuk ka patur asnjë autorizim për një gjë të tillë. Greta Bardeli, anëtare e PD e KZAZ numër 4 kritikoi anëtarët e PS të kësaj KZAZ-ja duke qenë se kanë ardhur disa orë me vonesë. Sipas Bardelit kjo është papërgjegjshmëri. Mësimi në shkollën “Xheladin Fishta” ku do vendoset KZAZ numër 4 zhvillohet me dy turne. Edhe pse 14 prilli është afati i fundit për konstituimin e KZAZ-ve, ky afat duket se nuk do të respektohet si shkak i këtyre problemeve.