Këto pamje i përkasin rrugës nacionale Mirditë-Fushë Arrez në këto ditë nëntori.Reshjet e shiut kanë rikthyer rrëshqitjen e gureve dhe inerteve në këtë aks rrugor dhe lëvizja është mjaft e rrezikshme.

Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali pasditen e së martës në afersi të zonës së Gjegjanit.Gurë dhe inerte ranë në rrugë, duke bllokuar këtë segment për disa minuta, ndërsa problematika të ngjashme ka thuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës.Krahas rrëshqitjes së gureve, rruga e cila u rikonstruktua në vitin 2017 e që kushtoi 9 miliard lekë ka pësuar dëmtime në disa pika.Situata e krijuar lidhet me cilësine e dobet të punimeve në këtë aks rrugor me gjatësi 27 km.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të firmes kontraktore rruga e bë e kalueshme në harkun kohor të 30 minutave, por rreziku mbetet evident pasi rënia e gureve nga mali është e vazhdueshme.Në këto kushte ju kërkohet drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me kujdes, kryesisht në kohe me shi ku fenomeni i rrëshqitjes është më evident.Ky segment rrugor ju sherben mijerave banoreve të bashkive Mirditë, Fushë-Arrez dhe Puke.

Artikulli paraprakPEMAJ: TË MERREN MASA PËR OBOTIN
Artikulli tjetërMIRDITË, SELITA ME POTENCIAL TURISTIK