Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mbrëmjes të së martes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet e mjeteve.Anijet, peshkarexhat dhe varkat e vogla janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmiresimin e kushteve atmosferike. Dallgët e detit kanë shkuar deri 7-8 ballë me drejtimin jug/perëndim.

Ndërkohë në zonen e Kunës në Shëngjin, dallget e detit kanë arritur deri në shëtitore, duke shkaktuar dëme të vogla në këtë investim që është bërë vitet e fundit.

Si pasojë e motit te keq që ka përfshire rajonin e Lezhës prej mbrëmjes të së martës, ka patur probleme dhe me furnzimin me energji elektrike në disa zona. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën më dije se ka ngritur grupe pune dhe është në gjendje gadishmërie për riparimin e defekteve në të gjitha zonat ku ka probleme.

 

Artikulli paraprakKURBIN, RRËSHQITJA E DHEUT RREZIKON 3 FAMILJE
Artikulli tjetërNatyra Ime – Jetmira Kajoshi