Reshjet e dendura të shiut të nisura që prej mbrëmjes të së mërkures, kanë krijuar probleme në Lezhë. Situata më problematike u paraqit në qytet, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e prurjeve dhe ujerat dolen në siperfaqe.

Në bllokun e banimit 11 janari te lagjes “Besëlidhja”, u përmbyten rruge e trotuare, pasi niveli i ujit arriti deri në 30 cm duke bllokuar dhe hyrjet e pallateve. Kjo situatë krijoi veshtiresi në lëvizjen e automjeteve dhe qytetareve, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashkinë Lezhë doli në terren per zhbllokimin e pusetave me qëllim evadimin sa me të shpejtë të ujerave.

Moti i keq solli probleme dhe me furnizimin me energjine elektrike.Pjesa më e madhe e fshatrave kane qenë në erresire gjatë nates, ndërsa po punohet per riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.

Artikulli paraprakNËNSHAT, BLLOKOI RRUGËN E FSHATIT PASI PRETENDON PRONËSINË MBI TË, PROCEDOHET 65-VJEÇARJA
Artikulli tjetërAMNISTIA PENALE, ALIBEAJ: PD DO VOTOJË NËSE NUK PËRFITOJNË TË DËNUARIT DHE TË HETUARIT E GJKKO DHE SPAK