Artizanati në Shqipëri prej vitesh përballet më sfida jo të vogla. Kjo ka bërë që shumë artizanë të shpallin edhe falimentin, për shkaqe të ndryshme. Duke filluar nga mungesa e vëmendjes nga shteti e deri tek konkurenca e ashpër që vjen nga vendet e tjera në këtë sektor.

Sipas përpunuesit të drurit, Zija Karini, produktet e ardhura prej Kinës kanë bllokuar ndjeshëm tregun vendas. Ata shiten me çmime të lira duke nxjerr në jo pak raste jashtë loje përpunuesit e artizanatit në Shqipëri dhe Shkodër. Megjithatë, tregu i artizanëve në Shkodër arrin të mbahet edhe fal shoqatave që ata vetë kanë krijuar. Kjo ka bërë të mundur të jenë më shumë konkurues.

Ndërsa të rinjtë kanë interes të mësojnë në artizanat. Vitet e fundit vëmendja për produktet artizanale është shtuar nga shkodranët. Nuk janë të paktë ata të cilët preferojnë të blejnë këto produkte, sidomos emigrantët, të cilët preferojnë të marrin një copëz tradite, një copëz Shkodre me vete.

Artikulli paraprak“NËSE NUK JEPET ZGJIDHJE, I DREJTOHEMI GREVËS SË URISË”
Artikulli tjetër“DITË E HAPUR” ME AVOKATEN E POPULLIT