2019 ishte viti kur u rrëzuan disa qeveri evropiane, Boris Johnson shtypi kundërshtarët e tij me një premtim për “Ta përfunduar Brexit” dhe një 16-vjeçare nga Suedia ndezi protestat mjedisore në të gjithë kontinentin.

Ndërsa kemi hyrë në janar, më poshtë keni një listë të tensioneve kryesore që do të formësojnë 2020.

Evropa bëhet kineze

Nëse nuk arrin t’i mundësh, bashkohu me ta. Proteksionizmi nuk do të jetë më një fjalë e pisët në hartimin e politikave të BE-së. Pasi Britania e tregtisë së lirë largohet nga BE, Franca dhe Gjermania do ta shmangin shpejt Brukselin drejt një politike industriale bazuar në mbështetjen prej shtetit, planifikimin qendror dhe kampionët evropianë.

Kjo do të përfshijë veton mbi blerjet e mëdha kineze në Evropë dhe qeveritë evropiane duke përjashtuar kompanitë aziatike nga kontratat publike, pasi BE zgjedh gjeneratën e saj të ardhshme të fituesve të korporatave të rritur në shtëpi, në sektorë të tillë si automjete elektrike, hidrogjen dhe kujdes shëndetësor. Priten përpjekje të mëdha për bashkime në telekomunikacion dhe industri të tjera të epokës së gurit.

Kombet liberale (suedezët dhe holandezët) dhe përftuesit e mëdhenj të investimeve kineze (Greqia dhe Portugalia) do të qortojnë gjigandin industrial franko-gjermane për hipokrizi. Por Parisi dhe Berlini do të jenë të shurdhër ndaj ankesave të tyre. Do të jetë një kthim në ditët e supozuara të lavdisë së rindërtimit të pas Luftës së Dytë Botërore – dhe rezultatet do të jenë jo aq shpresëdhënëse.

Një krizë e re financiare

Pllakat tektonike të sistemit financiar botëror po krijojnë tension dhe një rrëshkitje madje është e vonuar. Më shumë se një dekadë – një interval tipik midis 2 gjendjeve të panikut – që nga kriza e fundit, masat mbrojtëse janë pak a shumë të ngritura kundër përsëritjes së atyre ngjarjeve. Por kriza tjetër është gjithmonë e ndryshme, siç pëlqejnë ta thonë financierët.

Zyrtarët e financave dhe ekonomistët shikojnë me sy të kujdesshëm ndaj sistemit bankar hije të Kinës. Burimet alternative të kreditimit, larg bankave konvencionale, kanë lulëzuar së bashku me ekonominë. Zyrtarët nuk e kanë marrë masën e fenomenit me një farë vetëbesimi. Ndërsa ekonomia e Kinës dridhet, kredidhënia tronditet. Edhe një rritje e vogël e humbjeve, mund të fshijë huadhënësit me “jastëkë” të hollë financiarë.

Armëpushimi në ofensivat tregtare të Trumpit është pritur me një psherëtimë lehtësie. Por paqja, dhe ekonomia e Kinës, është e brishtë. Çdo gabim politik mund të shkaktojë armiqësi të reja, që do të zbehnin perspektivat e rritjes.

Kjo vjen ndërsa dritat paralajmëruese po ndezin të kuqen në panelet e kontrollit të mbikëqyrësve të tregut dhe analistëve. Disa lloje aksionesh dhe obligacionesh po tregtohen me çmime të larta. Këto dy forca së bashku janë të gatshme të trondisin botën financiare në vitin 2020.

Brexit bëhet edhe më e pistë

Bisedimet e tregtisë pas Brexitit midis SHBA dhe BE do të bëhen të shëmtuara në vitin 2020, teksa Kryeministri Boris Johnson shtyn për më shumë liri devijimi nga rregullat e BE-së.

Me Mbretërinë e Bashkuar tashmë pothuaj të sigurt për t’u larguar nga BE në 31 janar, kjo lë pyetjen e vështirë – çfarë lloj marrëdhënieje dëshiron të ketë Mbretëria e Bashkuar me Bashkimin Evropian. Prisni që bisedimet e tregtisë Mbretëri e Bashkuar-BE, ashtu si çdo krizë evropiane, të zvarriten deri në dhjetor 2020, teksa gjithësecili luan një lojë kolosale të pulës diplomatike.

Agjenda e klimës zien

Nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit do të arrijnë një tjetër rekord në vitin 2020. Nuk do të ketë asnjë shenjë që rritja globale e temperaturave po vihet nën kontroll.

Përkundër këtij sfondi, premtimi i Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për t’u përballur me sfidën klimatike do të mbizotërojë në kalendarin e BE – duke prekur gjithçka, nga rregulloret financiare, deri tek rregullat e kimikateve, taksat e avionëve, standardet e ndotjes për makinat dhe marrëdhëniet tregtare të bllokut me pjesën tjetër të botës.

Muskujt politikë që mbështesin të ashtuquajturën Marrëveshje të Gjelbër të saj, do të bëjnë që të gjithë këto të miratohen – por do të shkaktojnë disa grindje serioze këtë vit.

Njëra ka të ngjarë të ndodhë brenda Komisionit Evropian. Socialisti holandez Frans Timmermans, nënkryetari ekzekutiv i Komisionit, përgjegjës për Marrëveshjen e Gjelbër, mban përgjegjësinë politike për të çuar përpara programin, por fijet kontrollohen nga një nënkryetar ekzekutiv rival – Valdis Dombrovskis nga Partia Popullore Evropiane.

Tjetra është brenda vetë bllokut. Përpjekja për të pastruar është duke ekspozuar çarje të thella midis Perëndimit të gjelbër të Kontinentit dhe Lindjes së varur nga qymyri. Polonia thotë se nuk mund të përmbushë një qëllim që të bëhet neutrale nga qymyri deri në vitin 2050, dhe kjo do të detyrojë BE-në të hedhë shumë para, për t’i marrë Polakët dhe aleatët e tyre në anën e vet. Por nuk ka asnjë shenjë që Varshava po planifikon ndonjë lloj transformimi rrënjësor (dhe shumë të shtrenjtë) të ekonomisë së saj.

Kontrollin e merr teknologjia

2020 do të jetë viti kur Evropa hedh tutje qasjen e saj të matur ndaj teknologjive të reja.

Ndërsa blloku synon një politikë industriale të denjë për të tejkaluar rivalët globalë, do të detyrohet të përballet me realitetin që një qasje butë-butë ndaj inteligjencës artificiale, automjeteve pa shofer dhe teknologjive të tjera futuriste nuk është më e pajtueshme me ambiciet ekonomike.

Ekspertët thonë se një mori sistemesh të inteligjencës artificiale janë tashmë në përdorim në të gjithë kujdesin shëndetësor, arsimimin, punësimin dhe drejtësinë penale, pa masa mbrojtëse të përshtatshme ose struktura përgjegjësisë.

Kamionë pa shofer tashmë veprojnë nëpër rrugët publike të bllokut evropian, megjithëse nën prova të kufizuara e të kontrolluara fort. Gjigandët e hapësirës ajrore si Airbus dhe Boeing, kompani të teknologjisë si Uber dhe madje edhe McDonald po bëjnë hapa të guximshme në dërgesat me dronë apo taksitë ajrore.

Edhe qeveritë evropiane tashmë janë duke përqafuar teknologjinë e njohjes së fytyrës – duke injoruar shqetësimet kryesore për privatësinë dhe lirinë civile.

Artikulli paraprakRIKTHEHEN THIRRJET MASHTRUESE/ DY NUMRAT NGA TË CILËT DUHET TË RUHENI… NËSE E ZGJASNI TELEFONATËN MUND TA PAGUANI SHTRENJTË
Artikulli tjetërSHPIKET BATERIA E RE QË DO TË MBAJË TË KARIKUAR TELEFONIN TUAJ PËR 5 DITË