Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të masave që ka marrë për përballimin e furnizimit me energji elektrike gjate stines se dimrit
, i ka kushtuar vëmendje edhe fuqizimit të logjistikës për monitorimin dhe minimizimin e numrit të difekteve. Pranë Drejtorisë së OSHEE Shkoder është krijuar sistemi I dispecerise , me qellim rritjen e efektivitetit per zgjidhjen e defekteve, pas raportimit pranë kësaj qendre, të problematikave në furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit. Per te njohur abonentin me kete sherbim operatori I shperndarjes se energjise elektrike, pervecse ne media numrin e dispecerise e shenon ne te gjitha faturat e energjise elektrike. Gjithashtu dushaj thote se janë bërë publikë numrat e dispecerive edhe në media në formë harte.