Ndryshimet klimaterike kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh shëndetësore tek një pjesë e madhe e personave të cilët janë prekur të paktën një herë nga virusi covid 19. Problemet shëndetësore të shfaqura pas shërimit nga virusi Covid 19 vijojnë të jenë shqetësuese për qytetarët. Astrit Lahi mjek në repartin e urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës shprehet se vihet re një rritje e numrit të personave që vijojnë të vuajnë nga problemet më mushkërit.

Për shkak të ndryshimit të stinës nuk janë të pakëta rastet e personave që paraqiten në urgjencë për të kërkuar shërbim mjekësor. Çdo ditë rreth 70 qytetarë paraqiten në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër.

Prej muajsh numri i personave të infektuar me Covid 19 ka rënë ndjeshëm. Sipas specialistëve kjo ndodh pasi pjesa më e madhe e popullatës janë prekur nga virusi dhe tashmë trupi ka krijuar imunitet ndaj tij.

 

Artikulli paraprakEKSPOZITA, FATOS LUBONJA: SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR
Artikulli tjetërOPERACIONI “QARKU”, DALIN PARA GJYKATËS 16 TË ARRESTUARIT