Problemet e përbashkëta të mjedisit dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi kanë bërë bashkë disa prej organizatave të shoqërisë civile në një projekt të financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Bashkimit Europian. Ky projekt u prezantua edhe në Shkodër.

Menaxherja e këtij programi Gejla Shehaj thotë se një prej problemeve kryesore që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë sëbashku janë menaxhimi i mbeturinave ndërsa do të evidentohet edhe shqetësime të tjera mjedisore për të parë më pas mundësinë e ndërhyrjes për zgjidhjen e tyre.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj e cilësoi si një projekt të rëndësishëm rrjetin e organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit duke thënë se sfidat edhe për një qytet si Shkodra janë të mëdha.

Ana Paistoviç, këshilltare e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Malin e Zi u shpreh se sheh mundësi që problemet e përbashkëta mjedisore me Shqipërinë dhe Kosovën të gjejnë një zgjidhje në të ardhmen.

Lidhur me këtë projekt më përpara janë zhvilluar edhe dy takime të tjera më organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Malin e Zi për të bashkërenduar punën lidhur me problemet kryesore mjedisore dhe më pas zgjidhjen e tyre.

 

Artikulli paraprakMISIONARI: NDAL VRASJEVE PËR GJAKMARRJE DHE HAKMARRJE
Artikulli tjetërBERISHA: FLAMURI I VËRTETË I KËSAJ QEVERIE ËSHTË AI I BEOGRADIT