Problemet sociale të qytetarëve duhet të jenë më të rëndësishme se sa karriget e politikanëve.
Një gjë të tillë e thotë kryetari i konfederatës së sindikatave Kolë Nikolli. Në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit Nikolli shprehet se qytetarët duhet të jenë në fokus dhe jo interesat që ka një politikan apo një tjetër. Konfederata do të bëjë presion që politika të jetë më afër qytetarëve.
Nikolli bën të ditur edhe disa prej kërkesave që konfederata e sindikatave ka për partitë politike. Sipas tij sindikalistët nuk do të rrinë duarkryq por do të kërkojnë të drejtat për qytetarët dhe ajo forcë politike që do të plotësojë këto kërkesa do të ketë mbështetjen e konfederatës.
Konfederata e sindikatave do të ndjek me vëmendje atë çfarë ofrojnë partitë politike ndërsa do vijojë që të kërkojë përfundoi Nikolli përmirësimin për punonjësit qoftë në sektorin privat por edhe atë publik si e vetmja mënyrë për të qenë më afër vendeve të BE-së.