SHKODËR, RENDI NË 24 ORË .

Gjate 24 oreve te fundit policía e shkodres ka nisur  procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:
•    Fernand N., vjeç 54, banues në Shkodër
•    Zef M., vjeç 42, banues në Shkodër
•    Pina K., vjeç 46, banuese në Shkodër
•    Franko V., vjeç 54, banues në Shkodër

Precedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi, pasi nga kontrollet e ushtruara pranë banesave të tyre, nga punonjësit e CEZZ, ju gjetën lidhjet të paligjshme të energjisë elektrike. Materialet në Prokurori neni 137 i Kodit Penal.

Më datën 22. 07. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë  ndaj shtetasit Gezim L., vjeç 40, banues në Shtoj të Ri, Komuna Rrethina. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi ka konsumuar veprën penale  “Marrëdhënie seksuale në gjini” dhe “Dhunës në familje”, me një shtetasë të mitur. Materjalet në Prokurori nenet 106 dhe 130/a të Kodit Penal.
Me datën 21. 07. 2014, filloi procedimi penal, ndaj  shtetasit Eder P., vjeç 31,  banues në Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi rezulton të jetë autor, i dëmtimeve me dashje të disa aparateve celular në një dyqan të Kompanisë “Vadafon”, Shkodër.
Me datën 22.07.2014, filloj procedimi penal, ndaj shtetases L. K., vjeç 49, banuese në Laç Vau Dejës, Shkodër. Procedimi penal ndaj kësaj shtetaseje filloi, pasi ka tentuar  të  vet’helmohet, dyshohet me lëndë helmuese fotoksinë dhe shkak të jetë nga depresioni dhe gjëndja e vështirë ekonomike.
Me datën 22. 07. 2014, u bë arrestimi flagrancë i shtetasit Sindrit Shpellzaj, vjeç 36, banuese në Fshatin Kurtë, Malësi e Madhe, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e policisë,  ju gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale dy qese plastike me peshë 1405 gram, që dyshohet të jetë lëndë narkotike canabis sattiva, një armë zjarri automatik Mod.56 dhe 30(tridhjetë) fishekë. Materjalet në Prokurori nenet 283 – 278/2 të Kodit Penal.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/q1aDLRVIJGE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakEDUKIMI NË VAZHDIM, MJEKËT E SHKODRËS NË RREZIK
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA “NGRIN” ISA MUSTAFËN