Edhe pse me vonesë, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe nënkryetari Arben Gjuraj kanë dalë në mbrojtje të administratorëve të njësive dhe kryetarëve të fshatrave që janë proceduar penalisht për rastet e kultivimit të bimëve narkotike.
Pa përmendur emra, Gjuraj tha se shumë zyrtarë lokalë trajtohen në mënyrë jodinjitoze, sidomos kur bëhet fjalë për rastet e kultuivimit të bimëve narkotike. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, duke përmendur administratorin e Gurit të Zi, tha se situata të tilla nuk duhet të përdoren pa qenë akuzat e vërtetuara.
Së fundmi disa kryetarë fshatrash dhe drejtuesit e njësive administrative Shalë e Gur i Zi janë proceduar në gjendje të lirë nga policia për shkak se në territorin e tyre janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.