Ashtu siç ka ndodhur me gjyshin tim , ashtu siç ndodhi me tim ate , ashtu edhe unë , kam zgjedhur te përballem sepse ne Shqiperi ka pasur gjithmone nje klase njerezish me pikepamje te majta qe ndiqnin dhe persekutonin nje klase tjeter njerezish ne lidhje me bindjet e tyre politike .
Eshte lufte klasash
Per te gjithe miqte e mi , kjo situate po zhvillohet per here te dyte. Radhen e pare, pas nje marshimi qe organizuam se bashku me te rinjte e FRPD Shkoder , ne darke policia e shtetit trokiti ne dere , justifikimi ishte per nje kontroll banese dhe urdheri ish dhene me “goje” nga eproret . Kontrolli ne banese dhe shoqerimi i te akuzuarit behet vetem me urdher prokurori apo vendim gjykate , por per te dyten here rradhazi , keto pseudo-drejtues urdherojne vartesit e tyre ne kundershtim me ligjin dhe me urdher nga telefoni , te veprojne duke thyer ligjin dhe ti perdorin keto kontrolle si forme presioni. Alban Cela , Drejtor i Policise se qarkut Shkoder , per te gjithe shqiptaret njihet gjeresisht si kusheriri i Sajmir Tahirit por jo vetem , ai njihet edhe per sherrin me grushta me koleget e tij kur ishte drejtor policie ne qarkun e Kukesit, por edhe per dyshimet per implikimin e tij ne magazinen e cila u zbulua ne fillim te nentorit me 5.2 ton lende narkotike ne Mirdite .
Pas gjithe ketyre sukseve, vellai i madh i tij (Sajmiri Tahiri), vendosi ta sillte kusheririn e tij drejtues ne Shkoder , si te besuarin e tij per t’ju bere presion shkodraneve . Alfred Cenaj, me detyre shef i komisariatit te Shkodres , perflitet gjeresisht edhe ne rradhet e policise si nje sekser , eshte masha e cila eshte ne perdorim te kryepolicit te Shkodres . Pra miq, jane Albani dhe Alfredi ato qe ju rren mendja se intimidojne shkodranet dhe rinine e Shkodres duke provuar qe ne keqperdorim te atributeve qe ju jep ligji të bejne presion mbi qytetaret e lire. Kam dhjete vjet anetar aktiv i FRPD te Shkodres , kam nje vit kryetar i ketij forumi. Jam betuar qe ne krye te heres , duke marre edhe votebesimin , qe struktura qe une drejtoj do dale ne nje nivel te ri politik sepse nuk i shkon askujt me shume sesa rinise Shkodrane te beje diferencen ne kete vend.
Per çudi historia perseritet ne vendin tone, e gjithe ngjarja ndodhi pikerisht ne sheshin ku ra deshmor Arben Broci me shoke.