Dhjetë zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Policia lokale ka ekzekutuar vendimet e gjykatës për zyrtarë apo ish-zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, përkatësisht:

1-A. L, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, detyrim me paraqitje;-S.T, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës; N.H, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës”.

L.K, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës; E.K, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës;. J. R, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës.

A.M, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës; A.K, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës,

Sh.Xh, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës; Y. K, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Ish-Specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike.

Krahas masës së detyrimit me paraqitje, ndaj tyre është vendosur edhe përjashtimi nga sektori publik “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.

Sipas policisë, ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik.

Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit.

“Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to. Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit.

Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentuara se specifikimet teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurencën në procedurën e prokurimit publik”, thuhet në njoftim.

Vazhdon puna për identifikimin e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Artikulli paraprakNDJEKJE PENALE PËR TË RINJTË E FRDP QË PROTESTUAN DJE KUNDËR XHAFËS
Artikulli tjetërPOLICIA MBYLL SHTATË LOKALE NËN DYSHIMIN PËR TRAFIKIM TË QËNIEVE NJERËZORE