Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. B., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në lokalin e tij, rezultoi se nuk lëshonte kupona tatimorë.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. L., 55 vjeç, pasi në aksin rrugor “Bardhaj-Varrezat e Deshmorëve”, automjeti që drejtonte ka përplasur shtetasen E. U., 28 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. V., 43 vjeç dhe shtetasin italian C. P., 41 vjeç, të dy banues në Itali, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. S., 41 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA – SKENDERBEU, BRDARIÇ: LUAJMË PËR FITORE
Artikulli tjetër‘ÇELET NJË KAPITULL I RI’, AMBASADORI I RI BRITANIK NICK ABBOTT MERR ZYRTARISHT DETYRËN