35.000 lekë për heqjen e kamatës të energjisë, procedohen 2 zyrtarë të OSHE
Një punonjës i një firme private sigurimi u ndalua nga policia, ndërsa dy punonjës të kompanisë OSHE po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Policia e Tiranës sqaron se i ndaluari është Emirjon Lluka, 31-vjeç, i cili akuzohet për “korrupsion pasiv”, ndërsa po ndiqen penalisht specialistët e Kujdesit ndaj Klientit të OSHE, shtetasit E.M, 27-vjeç dhe M.B, 30-vjeçe, banues në Tiranës. “Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas, i ka kërkuar dhe marrë një qytetari shumën prej 35.000 leke të reja në këmbim të heqjes së kamatë vonesës në vlerën 120.000 lekë të reja që ai kishte si debi ndaj kompanisë OSHEE”, sqaron policia. Procesdimet ndaj tyre erdhën pas publikimit të një video në emisionin investigativ “Stop”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.