Policia ka proceduar penalisht krerët e opozitës për bllokimin e disa akseve kombëtare, gjatë protestës së fundit të udhëhequr prej tyre për mosbindjen e qytetarëve, si formë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë për rritjen e taksave.

Lulzim Basha, Xhelal Mziu, Nard Ndoka, Luan Rama, Flamur Noka, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho dhe të tjerë janë proceduar si organizatorë të tubimeve të paligjshme, të kryera në Vorë, Milot, Bradashesh e kështu me radhë.

Mes përfaqësuesve të tjerë politikë të proceduar janë edhe Arben Ristani, Viktor Tusha, Voltana Ademi, Nora Malaj, Oerd Bykykbashi, Edi Paloka, Bardh Spahia, Fiqiri Ismaili, Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oriola Pampuri, Nada Meçorapaj, Kejdi Mehmetaj, Luçiano Boçi, Endri Hasa. etj.

Në protestën e datës 5 prill, bllokimi I rrugëve erdhi për të kërkuar heqjen përfundimtare të taksës prej pesë eurish në rrugën e kombit. Protesta fillimisht mori jehonë në shkatërrimin dhe djegien e terminalit në afërsi të tunelit të Kalimashit nga qytetarët shkodranë, për t’u shpërndarë më vonë edhe në qytete të tjera të vendit.

 

Artikulli paraprakBLLOKIMI I RRUGËVE, PROCEDOHEN POLITIKANËT
Artikulli tjetërGJOKA: I KËNAQUR POR LUFTA NË VAZHDIM E FORTË