Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. B., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, shtetasin N. Gj., 38 vjeç;
-N. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtim pa leje”;
-Gj. B., 82 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. C., se 82-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. Ll., 59 vjeçe, banuese në fshatin Shkjezë, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.
-Më datë 19.09.2024, shtetasit L. J., dhe Gj. J., me banim të përkohshëm në Itali, kanë kallëzuar se u kanë vjedhur, disa sende të banesave të tyre në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
-Më datë 19.09.2024, shtetasi L. M., 81 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur në banesë kur nuk kishte njeri, sende e para.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.