Lidhur me videon që u publikua në nje emision investigativ , ku shfaqet shtetasi më detyrë specialist për zonën e mbrojtur Kune-Vain, Lezhë, duke kanosur gazetarët e këtij emisioni,
nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u proçedua penalisht shtetasi P.N.,59 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për vepren penale në ngarkim të tij “Kanosja”.