Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi grupin parlamentar të PS se ka kërkuar një votim të fshehtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur një proces mafioz e korruptiv. Kryeministri Edi Rama, në përgjigje ndaj akuzave, u shpreh se kjo nuk është mënyra se si grupi parlamentar i PS funksionon, ndërsa shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur nga deputeti demokrat.

Rama: Për të ardhur keq që kjo gjuha me mafie kriminelë e intimidime është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi e ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë me ose pa vulë. e vërteta është ndryshe. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine. kur ka vendime politike e vendimmarrje të unifikuara politikisht ne marrim vendime. Ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vijë momenti do jua shpjegoj pse. Ne kemi marrë përsipër propozimin për Avokatin e Popullit në të shkuarën dhe nuk kemi sjellë këtu të votonte avokat të partisë tonë që kalon jetën duke bërë gjyqe kundër kundërshtarit. kemi gjetur figura që mund të kishin edhe pëlqimin me votë nga ju. Nuk kuptoj arsyen pse duhet t’ju japim llogari kë duam të votojmë?

Artikulli paraprakVLLAZNIA – TEUTA, MBYLLET PJESA E PARË 2- 0 PËR SHKODRANËT
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, SERBIA: SITUATA NË KOSOVË ËSHTË E PAQËNDRUESHME, PO PRESIM PËRGJIGJEN E KFOR-IT