FUNDI I JANARIT DHE FILLIMI I SHKURTIT PARASHIKOHEN SI NISJA E PROÇESIT. Në fund të janarit dhe në fillimi të shkurtit, agjencia britanike anëtare e Enkas do të nisë akreditimin e universiteteve.

Janë 32 initstucione të arsimit të lartë privat dhe publik të cilët do të nisin akreditimin për të parë në cfarë kushtet dhe cilësie gjenden programet dhe auditorët. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla nuk dha detaje mbi kohën fikse të nisjes dhe përfundimit të këtij procesi por e quatji atë një hap të rëndësishëm dhe të pakthyheshëm Por si do të behet akreditimi I universiteteve? Janë grupe pune ekspertësh nga agjencia britanike të cilët do të shkojnë vetë në universitetet publike dhe jo publike. Akredititmi do të jetë i ndarë në dy faza. Faza e parë nis me institucionin pra universitetin. Në të do të shihet:

 

Tabela/ AKDREDITIMI I UNIVERSITETEVE

1.            Raporti pedagog-studentë

2.            Laboratorët dhe baza material

3.            Sipërfaqja e inistuiconit dhe përmbushja e kërkesave.

..

Ndërsa faza e dytë do të behet vlerësimi i programeve.

Ndërsa vlerësimi përfundimtar ose nota që do të marrin universitetet do të jetë :

–              Akreditimin pozitiv për atë universitet që kalon procesin

–              Akreditim me kusht. Në këtë rast për do të përcillen rekomandimet se cfarë duhet të plotësoj një universitet dhe do të lihet një kohë e dytë.

–              Riaplikim për akreditimi për universitetet të cilët nuk kanë rezultuar pozitiv gjatë vkerësimit por kanë të drejtë që në një kohë të dytë të akreditohen. Dhe

–              Nuk plotëson standardet për universitet të cilat ekspertët e agjenisë britanike vlerëojnë se nuk I plotësojnë kushtet.

 

Akreditimi do të jetë një fotografim i gjendjen së universiteteve në vend. Studentët do të dinë se në cilin universitet përmbushen kërkesat e tyre ndërsa qeveria duhet të njohë jo vetëm situatën por të bëjë edhe financimin  e saj. Ky është hapi i dytë i rëndësishëm i ministrisë së Arismit pas atij të mbylljes së universiteve private dhe shtetërore në verë të 2014

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTOHEN GRABITJET E BANESAVE
Artikulli tjetërOSHEE, QETËSON QYTETARËT PËR FATURAT E PASAKTA