Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar ditën e sotme lidhur me ecurinë dhe punën e bërë nga vendi ynë në lidhje me integrimin në Union. Në reagim bëhet me dije se dje ka përfunduar procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve, që fokusohen kryesisht në të drejtat themelore të BE-së, pra në lidhje me sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike
Ndërkohë ditën e sotme kanë nisur në Bruksel takimet në lidhje me shqyrtimin analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, politika e konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit.
Reagimi i plotë:
Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën përpara! Dje përfundoi procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve, që fokusohen kryesisht në të drejtat themelore të BE-së, sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.
Sot në Bruksel nisën takimet dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët të BE-së: lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, krahas politikës së konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit.
Urime përfaqësuesve #shqiptarë të përfshirë deri tani dhe vazhdoni punën e mirë. BE-ja do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë në këtë proces!
#BEpërShqipërinë