Festa e Zojës së Shkodrës është një ngjarje e rëndësishme për besimtarët katolikë në qytetin tonë, të cilët çdo vit kujtojnë dhe nderojnë një figurë që është simbol i paqes dhe dashurinë mes njerëzve.

Adhurimin ndaj saj ata e shprehin në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është edhe procesioni, ku të shtunën pasdite burra gra e fëmijë përshkruan në këmbë aksin nga katedralja “Shën Shtjefni” në pedonalen e Gjuhadolit, për tu drejtuar më pas kishës së “Shën Kollit” tek sheshi “Prekë Cali” ku bënë një ndalesë të shkurtër dhe më pas mbërritën sërish tek katedralja.

Disa vullnetarë mbanin në duar një ikonën e pajtorës së Shkodrës, e cila u përshëndët gjatë gjithë rrugës nga kalimtarët. Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë këtij procesioni ishin të angazhuara edhe forca policore, të cilat naluan qarkullimin e automjeteve gjatë këtij itinerari.

Zoja e Shkodrës është një nga ngjarjet më të shënuara për besimtarët katolikë, ku vetëm pak muaj më parë u festua 550-vjetori i shpërnguljes së ikonës së saj drejt kishës së Genazzano-s në Itali.

Artikulli paraprak“DO TË BËJMË SHTET”, TATIMET I BLLOKOJNË BIZNESIN KËPUCARIT
Artikulli tjetërPUNONJËSVE TË GJENDJES CIVILE DO T’U MBAHET RROGA PO LËSHUAN CERTIFIKATA