E pramtja e madhe, per besimtaret katolike, kesaj radhe do te kete nje simbolike tejet te rendesishme, sepse ne famulline e Shkodres do te organizohet procesioni i martireve.
Nje fakt i tille eshte pohuar nga famullitari i Shkodres Dom Artur Jaku i cili ka folur per detajet e ketij procesioni te rendesishem per te gjithe besimtaret. Famullitari i Shkodres ka ftuar te gjithe banoret e Shkodres ne kete procesion te martireve qe vjen ne nje kohe te bekuar per beismtaret e krishtere, pas vendosjes se dates se shenjterimit te Nene Terezes, vitit ku martiret do te lumturohen nga Vatikani, por edhe vitin jubilar te meshires.