Besimtarët katolik në Shkodër kremtuan festën e Korpit e Gjakut të Jezusit, një festë tradicionale në qytet që përkujtohet prej vitesh. Fillimisht në katedrale u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra.

Më pas nga katedralja deri tek kisha e Shën Kollit në Shkodër u kremtua proçesioni me të Shenjtërueshmin Sakrament teksa besimtarët përcollën në rrugët e qytetit këndë e lutje fetare.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra u shpreh se tha se duhet që të ndjekim shembullin e Jezusit për të qenë qytetarë të denjë të këtij vendi.

Në urimin e tij arqipeshkëvi Massafra u lut që Jezusi të jetë në shtëpitë e besimtarëve dhe t’i udhëzojë ata që të bëjnë vepra të mira.

Festa e Korpit e Gjakut të Jezusit që në Shkodër kremtohej edhe përgjatë komunizmit derisa feja u ndalua simbolizon trupin e Krishtit dhe është një mesazh shprese për botën.

Artikulli paraprakHOSPITAL ONE, KONSULTA FALAS ME GJINEKOLOGEN TURKE
Artikulli tjetërSHKODËR, PLAGOSET ME SENDE TË FORTA 62 VJEÇARI