Kisha katolike në Shkodër ka çelur zyrtarisht festimet e festës së Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit.
Nga katedralja e Shën Shtjefnit në procesion me figurën e Zojës, besimtarë të shumtë kanë përshkuar rrugët kryesore të qytetit, afër kishave për tu rikthyer sërish në vendin e nisjes. Lutje dhe këngë ka qenë kryefjala e kësaj ecjeje përshpirtërore në të cilën besimtarë, meshtarë dhe rregulltarë i kanë drejtuar Zojës së Shkodrës. Te pranishem ne kete procession ka qene arqipeskvi I dioqezes Shkoder Pult, Mons. Angelo Massafra dhe Famullitari I Shkodres dom Artur Jaku. Çdo vit në qytetin e Shkodrës kisha katolike organizon festime kushtuar Zojës së Shkodrës ku përfshihet i gjithë komuniteti. Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme . Për t`u theksuar që proçesioni zhvilluar nga Katedralja e qytetit deri tek kisha kushtuar Zojës së Shkodrës kishte pjesmarrje të gjërë nga qytetarët shkodranë që me plot devocion e besim kërkonin nga Pajtorja ndërmjetësim për hire e bekimet të Zotit Hyj mbi familjet e tyre e mbi mbarë besimtarët shqipëtarë.