Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe dy oficerët e kontaktit pranë Policisë së Shtetit. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Proda dhe Ambasadori Reinout Vos vlerësuan bashkëpunimin policor të deritanishëm të Policisë së Shtetit me dy agjencitë ligjzbatuese kryesore: Policinë Kombëtare Holandeze dhe Xhandarmërinë Mbretërore.

Drejtor Proda i konfirmoi Ambasadorit Vos vendosmërinë e tij për të forcuar këtë bashkëpunim, duke krijuar skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacionale për të luftuar krimin e organizuar.

Ambasadori Reinout Vos siguroi Drejtorin e Përgjithshëm për vijimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe vlerësoi dhe dakordësoi qasjen e Drejtorit Proda për ta konkretizuar këtë bashkëpunim jo vetëm në shkëmbime informacioni, por edhe në veprime hetimore e operacionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Gjatë takimit, u vlerësua dhe roli i dy oficerëve të kontaktit të Policisë holandeze pranë Policisë së Shtetit, si ura lidhëse dhe garanci që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në fusha të tjera që kanë interes të përbashkët.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PARLAMENTARE 2025 DO TË MBAHEN MË 11 MAJ! PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ DEKRETON DATËN
Artikulli tjetërZGJEDHJET PARLAMENTARE 2025, KRYESIA E PD CAKTON GRUPET E PUNËS NË RRETHE