47-vjeçari Pëllumb Shpati, banues në Shkodër, ka rënë paraditën e së dielës në prangat e policies, pasi kishte dy ditë i shpallur në kërkim.

Në një njoftim për mediat, blutë e shkodrës bëjnë me dije se personi i arrestuar është njëri nga nga 3 autorët e dyshuar të shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e zhvilluarnë datë 21.10.2016 ku u sekuestruan rreth 50 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 250 bimë në proçes tharje dhe 2 armë zjarri automatike Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i i këj shtetsai. Në banesën e tij dhe të shtetasit L.Sh në fshatin Megulle, Shkodër u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :-rreth 39 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, -250 bimë në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies, -një automatik mod. 56 me krëhër me 30 fishekë Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ndërkohe në kërkim janë shtetasit me iniciale *L.Sh. 51 vjeç, banues në Shkodër *A.Sh. 34 vjeç, banues në Shkodër dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, 145 VITE NGA LINDJA E AT GJERGJ FISHTËS
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, NIS PUNA PËR BUXHETIN E RI