Prodhimet “bio” – Ekspertët: Informaliteti për farat dhe fidanët është alarmant

Drafti i Ministrisë së Bujqësisë për prodhimet biologjike po diskutohet në Komisonet parlamentare dhe ka për synim kontrollin dhe çertifikimin e produkteve bio. Por ekspertët e agrobiznesit ngrenë si shqetësim se në tregje konsmatorët nuk mund të garantohen nëse produktet që blejmë janë ogranike, pra bio, apo kanë në përmbjatjen e tyre pesticide të dëmshme për shëndetin. Madje sipas ekspertëve, farat dhe fidanët e importuara futen në vendin tonë pa vërtetuar nëse janë bio për shkak të mungesës së laboratorëve për majten e tyre. Ministria e Bujqësisë përgatit draftin për prodhimet biologjike (bio), etiketimin dhe kontrollin e tyre që synon mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, garantimin e origjinës së produktit dhe konkurrencë të drejtë për tregëtarët. Por situata në tregjet e vendit është e tillë që një konsumator nuk arrin të dallojë se kush nga produktet është bio apo organik dhe ato që përmbajnë pesticide. Ekspertët mendojnë se Shqipëra ka potenciale të mëdha për mbjelljen, kultivimin dhe tregëtimin e prodhimeve bio, siç është domatja e Shëngjergjit, boronica, arra, lajthia, shega, por problematika mungon në çertifikimin e tyre. Agim Rrapaj: Mundësinë e çertifikimit të këtyre produkteve organike e kemi në nivel jashtëzakonisht të ulët. Mungojnë laboratorët në rradhë të parë, stafet për laboratorët për këto produkte, mungon besimi apo akreditimi që këto laboratorë duhet të kenë nga homologët e tyre të specializuar në Europë. Për të çertifikuar një produkt kostoja për një ndërmarrje, për një produkt, shkon 10 mijë euro. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, ngriti si shqetësim edhe problematikën e farave dhe fidanët e prodhuar apo importuar në vendin tonë. Agim Rrapaj: Në Shqipëri mund të futen pa asnjë lloj vështirësie fara dhe fidanë të paçertifikuar, mund të prodhohen fara dhe fidanë dhe të shiten pa leje dhe ky është informaliteti. Informaliteti në Shqipëri për farat dhe fidanët është alarmant. Ekspertët i sugjerojnë Qeverisë të ndihmojë fermerët në çertifikimin e prodhimeve bio, duke ndërtuar kapacitetet laboratorike, akreditimin e tyre dhe burimet njerëzore.

Artikulli paraprakKUPA E REPUBLIKES,KAMZA -VLLAZNIA 0-2.KUQEBLUTE AFER KUALIFIKIMIT
Artikulli tjetërLEHTESIM I PROÇEDURAVE PER LEJET E NDERTIMIT