Kanadaja thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.

Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës. Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Ëilkinson tha se shumë vende janë të përkushtuara “të ndihmojnë sa më shumë që të mundemi në drejtim të zhvendosjes së naftës dhe gazit rus”. Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200 000 fuçi naftë shtesë.

Kompania më e madhe e gazit në vend, Enbridge, i tha BBC-së se është “e përgatitur të bëjë atë që mundemi për të rritur sigurinë energjetike si për Amerikën e Veriut ashtu edhe për Evropën”.

Artikulli paraprak“REFERENDUME PËR TU BASHKUAR ME RUSINË”, REAGON UKRAINA: NUK DO TË NJIHEN
Artikulli tjetërCOVID19/ MSH: REGJISTROHEN 45 RASTE TË REJA DHE ASNJË VIKTIMË NË 24 ORË