Per angazhimin e madh dhe kontributin e cmuar si professor, shkencetar dhe studies ne fushen e bujqesise, jo vetem ne vendin tone por ne ballkan dhe me gjere profesori shkodran Ahmet Osja është nderuar me titullin “Honoris Causa”, mjeshter punes nga misioni diplomatik per paqe dhe prosperitet.
Kordinatori I kesaj organizate te Kombeve te Bashkuara Shefki Hysa e cilesoj profesor Osjan si legjenda e gjalle bujqesise shqiptare. Në fjalën e tij profesor Osja, i cili ka qenë ministër i Bujqësisë dhe që ka kontribuar 45 vjet në ekonominë bujqësore dhe në institucione shkencore, me një modesti shprehu falenderime per kete vleresim Ne kete ceremoni mirenjohje, pervecse familjareve, miqeve dhe te afermeve te tij ishin te pranishem figura te njohura te fushave te ndryshme akademike shkencore te cilet e cilësuan profesor Osjen një pasuri kombëtare dhe emblemë e qytetit të Shkodrës.