Puna e bërë me dëshirë e pasion, dhe një karrierë e suksesshme, është esenciale për të jetuar një jetë sa më të mirë dhe ky aspekt është i rëndësishëm dhe i paevitueshëm në përditshmërinë njerëzore.
Sipas Cecil Beaton “krimi i dytë më i keq në botë është mërzitja, e para është të jesh i mërzitshëm”, dhe shpesh sjellja njerëzore në përditshmëri ndikohet shumë energjia që merr nga puna.
Por puna është vetëm një aspekt i jetës dhe nuk të duhet të lejojmë që ajo të na zymtojë pjesën tjetër të saj.
Sipas një studimi të emërtuar “Njerëz të mërzitshëm: Karakteristikat e stereotipeve, atributet ndërpersonale dhe reagimet sociale”, profesionet më të mërzitshme janë:
Kontabilistë
Bankierë
Nëpunës
Matematikanë
Kujdestarët
Bibliotekarë
Punonjës të fabrikës
Postierë.
Ndërsa profesionet më interesante, mendohet të jenë:
Artistët
Shkencëtarët
Gazetarët
Mjekët
Mësuesit
Juristë
Inxhinierë
Shkrimtarë.