Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme.
Ata kanë zhvillua një protestë përpara shkollës pasi prej muajit shtator që ka nisur shkolla ata nuk kanë marrë bursat nga ana e ministrisë së linjës dhe Bashkisë Vau-Dejës.
Nxënësit thonë se janë të vendosur që të bojkotojnë mësimin derisa të marrin paratë
Janë rreth 200 nxënës që përfitojnë nga bursa nga të cilat 107 prej tyre nuk I kanë marrë ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt I ka automatikisht të kompensuara.
Bursa mujore për këto nxënës është 65 mijë lek të vjetra në muaj.